Met Rrumbullaku në mbrojtje të policisë që vrau dy herë Egli Progën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.08.2025, 08:49

Më 11 gusht 2024, në Pogradec, 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën në kushte tronditëse, pas një sulmi brutal nga Denis Meçe. Fillimisht, Policia e Pogradecit raportoi ngjarjen si një “rrëzim aksidental” për shkak të dehjes, duke e klasifikuar si një incident të zakonshëm. Por, pas denoncimeve të JOQ Albania, që zbuluan të vërtetën e dhunës për vdekje nga Denis Meçe nipi i ish-drejtorit socialist, Valter Gora, policia ndryshoi versionin dhe pranoi se Proga ishte dhunuar brutalisht nga autori.

Ky ndryshim drastik i qëndrimit nga Policia e Pogradecit e nxori në pah mungesën e transparencës dhe dëshirën për të fshehur faktet e vërteta. Pas raportimeve nga JOQ, më 14 gusht 2024, ish- kryepolici Muhamet Rrumbullaku doli me një deklaratë mbrojtëse, duke i cilësuar akuzat për fshehje si “dezinformime” dhe “sulme dashakeqe” ndaj forcave të rendit duke fshehur. Ndonëse në fillim u fsheh e vërteta, Rrumbullaku tha se policia e kishte trajtuar ngjarjen siç duhej.

“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit të policisë Pogradec është i pabazë”, tha si sot një vit më parë Rrumbullaku, ndërkohë që realiteti ishte se Policia jo vetëm e fshehu ngjarjen por e vrau dy herë të ndjerin Egli Proga. Vetëm pas denoncimit të JOQ Albania, policia ndryshoi menjëherë versionin e ngjarjes dhe pranoi se Egli Proga ishte dhunuar për vdekje dhe jo siç u raportua në fillim rrëzuar nga dehja.

Pa raportimet e JOQ Albania, ky version mund të ishte mbajtur i fshehur për shumë më gjatë, duke lënë familjen me shumë pikëpyetje dhe dhimbje njëkohësisht. Ky ndryshim tërësisht i papritur, pas raportimeve të pavarura, tregon qartë se Policia e fshehu ngjarjen në fillim, por Rrrumbullaku donte të mbulonte diellin me gisht. Versioni i rremë për vrasjen e Egli Progës ndryshoi vetëm pas raportimit të JOQ i cili është krah popullit të thjeshtë dhe të pambrojtur nga institucionet shqiptare që të vrasin dy herë me fshehjen e së vërtetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit