Me syze dielli dhe cigare në gojë, hajduti vjedh biçikletën me një qetësi të frikshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2025, 01:11

Një qytetar nga Tirana ka dërguar në redaksinë e JOQ pamjet e vjedhjes së biçikletës së tij, mjeti i vetëm që përdorte për transport.

Ngjarja ka ndodhur më 13 gusht në Astir, rreth orës 17:38, në parkimin nëntokësor pranë një servisi ku ai punon.

Në video shihet hajduti, me syze dielli, cigare në gojë dhe çantë në dorë, teksa afrohet qetësisht, merr biçikletën dhe largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Pronari i ka dhënë 24 orë kohë për ta kthyer biçikletën, përpara se ta denoncojë në polici. “Më ka prishur shumë punë, sepse ai është mjeti im i vetëm për transport,” shprehet ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit