Matura 1995 ribashkohet pas 30 vitesh: Në moshën 48-vjeçare festojnë si 18-vjeçarë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2025, 00:42

Ka histori që koha nuk i zbeh dot, dhe një prej tyre është ajo e maturës së vitit 1995 të Progerit, ku miqësia dhe kujtimet e rinisë u ringjallën plot dritë tri dekada më vonë. Ish-shokët dhe shoqet e gjimnazit u mblodhën sërish, jo thjesht për të kujtuar të shkuarën, por për ta festuar atë me të njëjtin shpirt rinor.

Lajmin për këtë ribashkim të veçantë e solli në redaksinë e JOQ Albania një prej pjesëmarrëseve, e cila tregoi se ish-nxënësit e maturës së vitit 1995 nga njësia administrative Progër, në Devoll, u bashkuan sërish në moshën 48-vjeçare. Ata ishin pothuajse të gjithë, të mbledhur për të festuar shoqërinë, miqësinë dhe respektin që kanë ruajtur për njëri-tjetrin ndër vite.

Atmosfera ishte tepër festive dhe plot energji. Nën tingujt e muzikës popullore me motive të jugut, të pranishmit kërcyen e kënduan së bashku, duke e kthyer mbrapsht në kohë shpirtin e rinisë së tyre. Mes përqafimeve, buzëqeshjeve, shakave dhe muzikës, ata dëshmuan se vitet mund të kalojnë, por shpirti i një brezi që ka ndarë ëndrra dhe vlera të përbashkëta mbetet i përjetshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit