Një episod sa humoristik dhe keqardhës ka ndodhur sot në një restorant në Sarandë, ku një klient shtetas italian, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe me një çantë shpinekonsumoi drekë dhe ëmbëlsirë, e më pas u largua me vrap pa kryer pagesën.
Incidenti ndodhi në një moment kur stafi nuk e kishte nën vëzhgim. Menaxheri i lokalit e cilëson këtë veprim si të papranueshëm dhe të dëmshëm si për biznesin ashtu edhe për punonjësit.
“U bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë korrektësi dhe respekt për punën e të tjerëve. Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë person, ju lutemi të na kontaktoni privatisht,” apelojnë nga restoranti.
Autoritetet janë lajmëruar për ngjarjen, ndërsa bizneset e zonës paralajmërojnë për raste të ngjashme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë menjëherë.
DENONCIMI
"Sot, në restorantin tonë, një person (shtetas italian, mbante veshur pantallona të shkurtra të zeza “Icon” dhe një çantë shpine “Vans”) konsumoi drekë dhe ëmbëlsirë, dhe më pas u largua me vrap pa kryer pagesën, në një moment kur stafi nuk e kishte nën vëzhgim.
Ky veprim është i papranueshëm dhe i dëmshëm për biznesin dhe stafin tonë. U bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë korrektësi dhe respekt për punën e të tjerëve.
Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë person, ju lutemi të na kontaktoni privatisht!"