Shkon në Jug për “pordhë”, i faturojnë groshët 8 mijë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.08.2025, 21:09

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ çmimin e çuditshëm të një pjate fasule në Sarandë. Sipas tij, ai porositi një pjatë groshë por mbeti pa fjalë kur pa se u faturua 800 lekë të reja.

Qytetari tregon se nuk e kishte pritur ndonjëherë një tarifë të tillë, dhe situata ka ngjallur habi dhe humor.

Denoncimi vjen në një kohë kur vizitorët e Jugut po përballen me rritje çmimesh në restorante dhe kafene, duke e bërë një drekë të thjeshtë një eksperiencë jo pak të kushtueshme.

Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje Joq, 1 pjatë fasule 800 lekë... Edhe këtë s'ma kishin parë sytë ndonjeherë në Sarandë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit