E dhimbshme! Kali i djegur rëndë nga zjarri endet në tokën e bërë djerrë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2025, 09:49

Një skenë tronditëse është regjistruar në Delvinë, ku një kalë i djegur rëndë endet mes një zone të thatë e të shkatërruar nga flakët. Trupi i tij është i mbuluar me plagë të hapura, leshi i djegur dhe shenja të dukshme dhimbjeje.

Në pamjet e publikuara, kafsha shihet teksa përpiqet të pijë ujë nga një shishe plastike e hedhur përtokë, në një vend që dikur ka qenë park fëmijësh, por tani është i braktisur dhe i nxirë nga tymi. Pajisjet e lodrave janë të ndryshkura dhe të mbuluara nga bloza, ndërsa toka përreth është e zezë nga bar i djegur dhe gjethe të thara.

Kjo pamje shërben si një dëshmi e gjallë e pasojave shkatërruese të zjarreve, që nuk dëmtojnë vetëm mjedisin dhe pronat, por edhe jetët e kafshëve të pafajshme. Banorët lokalë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për t’i ardhur në ndihmë kafshës dhe për të ndaluar shpërfilljen e rasteve të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit