Kuksianët gjejnë zgjidhjen për t’i bërë ballë trafikut në autostradë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.08.2025, 20:45

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar sesi disa pasagjerë kanë vendosur ta kthejnë pritjen në trafik në një moment argëtimi.

Pamjet janë regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy qytetarë nga Kukësi brenda një automjeti kanë zgjedhur t’i bien cyrles, instrumentit muzikor tradicional të Veriut, për t’i bërë ballë pritjes së gjatë në trafik.

Njëri prej tyre imiton tingujt e borive të makinave, ndërsa tjetri mban një linjë melodike, duke krijuar një 'mini-koncert' brenda mjetit.

Këto pamje dëshmojnë se edhe në mes të trafikut mund të gjendet një mënyrë për ta kaluar kohën me humor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit