Lajm i mirë: Pas publikimit në JOQ, gjendet shëndoshë e mirë shqiptari i Kosovës që kishte humbur në Angli

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.08.2025, 19:23

Një lajm i mirë ka ardhur sot për familjen e 24-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Veton Canolli, i cili ishte raportuar i zhdukur prej 10 ditësh në Londër.

Vëllai i tij ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, duke njoftuar se Vetonin e kanë gjetur dhe aktualisht ndodhet në një kamp në Angli.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi rrethanat e gjetjes së tij, por lajmi ka sjellë lehtësim të madh te familjarët dhe miqtë, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë jetuar me ankth dhe pasiguri për fatin e tij.

Kujtojmë se Veton Canolli kishte humbur çdo kontakt me familjen që prej 10 ditësh, ndërsa punonte në ndërtim në zonën e Seven Kings në Londër. Apeli për ndihmë i bërë publikisht dje u shpërnda gjerësisht, duke mobilizuar komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit