Një video që ka qarkulluar së fundmi tregon momentin më ikonik të emergjencës në Delvinë: nënkryetari i Bashkisë, Filip Xuxi, i raportuar si asfiksuar nga tymi i zjarreve, është transportuar nga ambulanca deri te dera e spitalit në një karrige me rrota. Nga pamjet duket se tre persona e shtyjnë paralelisht, duke siguruar “kujdes maksimal VIP”.
Pamjet duket sikur janë nxjerrë nga një komedi: tre të rritur që shtyjnë njëkohësisht karrocën me seriozitet të madh, ndërsa Xuxi qëndron ulur.
Ndërkohë, zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë zonat pyjore përreth Delvinës.