Kaosi dhe paniku kanë pushtuar banorët e fshatit Plashnik në Berat, teksa flakët që kanë përfshirë zonën po marrin përmasa alarmante
Tym i dendur flakët kanë mbuluar qetësinë e Plashnikut, duke krijuar një skenë frike e pasigurie për banorët që shohin shtëpitë e tyre në rrezik.
Dy banesa janë djegur plotësisht, ndërsa banorët kërkojnë me ngulm ndërhyrjen e menjëhershme. Sipas tyre, çdo minutë vonesë mund të kthehet në tragjedi, pasi flakët po përhapen me shpejtësi dhe kërcënojnë të përfshijnë edhe shtëpitë e tjera.
Banorët e zonës dhe pamjet e dërguara dëshmojnë se flakët janë përhapur me shpejtësi rrëqethëse, duke përfshirë zonën brenda pak sekondash.
Sipas qytetarit nga zona, dy persona po luftojnë për jetën mes flakëve, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme shihet si e vetmja shpresë për t’i shpëtuar.