Uji i Llamanit kthehet në naftë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.08.2025, 17:02

Një video e dërguar nga pushuesit në Llaman për redaksinë e JOQ tregon ndotjen e rëndë të ujërave në zonën turistike.

Në pamje shfaqet një shtresë e dukshme ndotjeje karburanti, e shoqëruar me një erë të rëndë nafte, e cila sipas denoncuesve është shkaktuar nga disa individë të papërgjegjshëm të cilët janë ata që japin me qira jetski dhe kanë dy motoskafe që tërheqin një mjet lundrues që u bëjnë xhiro pushuesve.

“Përshëndetje… Ju dërgova një video të ndotjes së mjedisit shkaktuar nga disa individë këtu në Llaman Himarë… Mund ta publikoni në faqen tuaj?” – shkruan një qytetar, duke kërkuar publikimin e ngjarjes për të sensibilizuar autoritetet.

Banorë dhe pushues të zonës thonë se ndotja ka dëmtuar rëndë pamjen dhe pastërtinë e plazhit, duke ngritur shqetësime për ndikimin tek fauna detare dhe shëndeti i vizitorëve.

Aktualisht, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet për këtë incident, ndërsa qytetarët kërkojnë që të merren masa urgjente për ndalimin e ndotjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit