Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.08.2025, 11:47

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit