Shpërthen zjarr i madh pranë një fshati në Strugë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.08.2025, 15:47

Një zjarr i madh shpërtheu pranë fshatit Oktisi, në vendndodhjen Oktishka Krasta, duke u përhapur në terren të pakalueshëm dhe duke paraqitur kërcënim për pronën e popullsisë.

Zjarrfikësit nga Struga dhe vendasit janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar një ndërhyrje urgjente ajrore.

“Afër fshatit Oktisi, në vendin e quajtur Oktishka Krasta, ka shpërthyer një zjarr në shkallë të gjerë, i cili përbën një kërcënim potencial për pronën e popullsisë. Ekipet e Zjarrfikësve të Strugës dhe një pjesë e popullsisë lokale janë të pranishme në terren, por sipas vlerësimit të komandantit të Zjarrfikësve të Strugës, zjarri po përhapet në një terren specifik dhe të paarritshëm, gjë që e bën të pamundur shuarjen e tij nga toka. Prandaj, angazhimi i mjeteve ajrore është urgjentisht i nevojshëm.

Me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Strugës, është dërguar një kërkesë zyrtare për angazhimin e një avioni, dhe me drejtimin dhe kërkesën e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, po bëhen përgatitje për dërgimin e një avioni për shuarjen e zjarrit”, njoftojnë nga QMK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit