Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë.
Ferit Lushi, një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej disa kohësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të tumorit në kokë, problemeve me zemrën dhe prostatës, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.
Pak ditë më parë ai i është nënshtruar një operacioni në një spital privat në Tiranë, i cili edhe pse ka rezultuar i suksesshëm, i ka dëmtuar rëndë trurin duke i shkaktuar çrregullime mendore.
Vajzat e Feritit, të cilat kërkojnë ndihmë thonë se kjo gjendje e ka bërë më nevrik babain e tyre, i cili refuzon të hajë, të marrë mjekimet dhe ka nevojë për trajtim të specializuar urgjent me psikolog dhe neurolog.
Familja ka tentuar ta shtrojë në spitalet shtetërore në Elbasan dhe Tiranë, por sipas tyre asnjë institucion nuk ka pranuar ta marrë përsipër rastin, me argumentin se është trajtuar më parë në një spital privat. Por edhe në spital privat familja nuk po ia del dot pasi shpenzimet janë të shumta dhe të papërballueshme.
Ato kërkojnë ndihmën e shqiptarëve dhe kushdo që mundet dhe ka dëshirë të kontribuojë ta bëjë nëpërmjet numrit të llogarisë së mëposhtme.
Apeli i familjarëve:
Përshëndetje! Uroj që të jeni mirë me shëndetin. Më duhet ndihma juaj jam në hall të madh, kam babain shtruar në spital. Para disa ditësh u diagnostifikua me prostatë të lartë, infeksion në gjak, probleme me zemrën dhe tumor në kokë. e kishim shtruar në spital privat tek Spitali Amerikan, pasi ishte rast shumë i vështirë që nuk priste dhe as nuk mund ti besonim çdo doktorri. Arritëm ti mblidhnim paratë për operacionin, u bë të martën që kaloi dhe fatmirësisht ishte i suksesshëm. Por tumori i ka dëmtuar shumë lobet frontale, pjesa e të cilit është enjtur dhe për pasojë ai nuk llogjikon dot siç duhet, shpeshherë acarohet shumë dhe ka shumë çrregullime mendore, madje është bërë shumë i dhunshëm ka lënduar anëtarë të familjes time por pa pasojë.
Nuk pranon as të hajë as të pijë ilaçet. E çuam në spital shtetëror në Elbasan por askush nuk e merrte rastin përsipër, sepse është trajtuar dhe operuar diku tjetër. U detyruam ta shtrojmë sërisht tek Spitali Amerikan por këtë herë nuk kemi më lekë as për të blerë ilaçet. A mund të bëni një postim ju lutem më duhet ndihma e shqiptarëve, pasi është rast urgjent se i është dëmtuar gjysma e trurit. Këto janë analizat dhe rezonanca që ka bërë para operacionit. Ndihma na duhet per shpenzimet e spitalit trajtimet. Nuk na e pranojnë në spital shtetëror. U detyruam ta shtrojmë tek spitali Amerikan se ështe bër shumë i dhunshëm duhet të bëjë analiza trajtime dhe konsulta me psikolog dhe neurolog. Jemi interesuar ta shtrojmë në shtetëror në tiranë dhe Elbasan askush nuk e merr përsipër. Ju lutem na ndihmoni
Besmira Lushi
Numri i llogarisë:
C0100002062789
IBAN: AL15212110090000000002062789
Credins Bank