Rritet rreziku në Delvinë, flakët përparojnë drejt pusit të naftës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.08.2025, 15:00

Qyteti i Delvinës po përjeton momente tmerri ndërsa zjarret përpinë çdo gjë që u del përpara. Pas një nate të mbushur me tym dhe flakë, situata vazhdon të jetë kritike, ndërsa vatrat e zjarrit kanë marrë përmasa të frikshme që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Autoritetet kanë nisur menjëherë evakuimin e banorëve, ndërsa burime për JOQ Albania bëjnë me dije se flakët po i afrohen pusit të naftës, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke kërcënuar pasoja katastrofike në rast shpërthimi.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili vazhdon të mbetet jashtë kontrollit, duke krijuar një skenë alarmante për qytetin dhe banorët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit