Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Plepave, Durrës.
Një djalë i vogël është filmuar duke qendruar mbi kofanon e një makine në lëvizje.
Dëshmitarët e këtij incidenti kanë treguar për JOQ ALBANIA, se i kanë bërë thirrje disa here drejtuesit të mjetit që të ndalonte, por ai s’e ka bërë dhe ka vazhduar rrugën me djalin e mbështetur në kofano dhe mbi xhamin e përparmë.
Sipas tyre, djali në kofano mundohej të mbahej me duar, ndërsa automjeti lëvizte mes trafikut, duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve në rrugë.
Mesazhi i qytetarit:
"Nuk besoj se ka nevoj per fjale. Popull i godit ne tru te vogel perfundimisht. Djali eshte i hipur mbi xham kofano, i thote ndalo dhe ai nuk ndaloi. Ne kofano te makines. Shihja doren si mbahej Rruga e plepave durres"