Zjarrfikësin sypatrembur Adriatik Lapaj e filmojnë duke luftuar zjarret me bidon

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.08.2025, 15:32

Në frontin e parë të luftës me flakët janë jo vetëm zjarrfikësit heronj që po luftojnë me mish e shpirt për t'i shuar pavarësisht se paguhen me rrogë shteti, por edhe ata që po kacafyten me të vetët për një karrige në Kuvend.

Zjarrfikësi sypatrembur Adriatik Lapaj është filmuar rastësisht duke luftuar egër me flakët në tentativë për t'i shuar me një bidon uji.

Themi sypatrembur sepse Lapaj është i veshur me rrobat e trupit duke luftuar me flakët dhe në pamjet e filmuara nga kameramani çan përmes tymit pa asnjë pajisje por vetëm me bidon në dorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit