Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.08.2025, 12:49

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi: “Po, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji”, tha ajo shkurt.

Top Kolshi u arrestua të martën pas kontrolleve në fshatin ku ndodhi vrasja.

Sipas një njoftimi të përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale gjatë marrjes në pyetje.

Enver Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 4 gusht, ndërsa një ditë më vonë u gjet i pajetë, i varrosur në një arë në Baicë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit