Aksident fatal në Konispol, përplasen dy motorë, humb jetën një prej drejtuesve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.08.2025, 12:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Konispolit. Pranë fshatit Shkallë, përplasja fatale e dy motorëve i mori jetën 70-vjeçarit Urim Çaze, banor i këtij qyteti, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit tjetër, Besnik Arapi, u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit