Gramshi në flakë, banorët shpëtojnë bagëtitë nga ‘ferri’ i zjarreve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.08.2025, 11:51

Situata e zjarreve në vend është kthyer në një betejë të pashpirt me kohën. Në disa zona, flakët vazhdojnë të përparojnë me shpejtësi marramendëse, duke mos u vënë dot nën kontroll që prej ditës së djeshme.

Temperaturat përvëluese dhe erërat e fuqishme kanë qenë aleati më i madh i zjarrit dhe armiku më i egër i zjarrfikësve, të cilët po luftojnë mes një terreni të vështirë dhe kushteve ekstreme.

Një nga skenë e trishtë vjen nga fshati Nartë i Gramshit. Shtëpitë po rrethohen nga flakët, tymi i zi po mbulon qiellin, dhe banorët, me sytë e përlotur, detyrohen të braktisin gjithçka. bagëtitë pas tyre të vetmet pasuri që mund të shpëtonin ata largohen nga vendi ku kanë jetuar gjithë jetën. Për ta, kafshët nuk janë thjesht bagëti, por pjesë e familjes që nuk mund t’i lënë pas.

Evakuimi erdhi pas thirrjes urgjente të Ministrisë së Mbrojtjes, që kërkoi largimin e menjëhershëm të banorëve të Nartës dhe Skënderbegasit në Gramsh, si edhe të banorëve të Delvinës, për të shmangur tragjedi të mundshme.

Flakët po marrin gjithçka që gjejnë përpara dhe kjo betejë ende nuk ka një fund në horizont.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit