Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi.
Sipas policisë lokale, viktima është identifikuar si Fabjan Koko, 34 vjeç, i cili po udhëtonte në aksin Varis–Koropiu, në zonën e Atikës Lindore. Hetimet paraprake tregojnë se, për shkak të shpejtësisë së lartë, automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me forcë fillimisht në vitrinën e një dyqani. Përplasja ka shkaktuar menjëherë një zjarr të fuqishëm që përfshiu të gjithë mjetin.
Koko nuk arriti të dilte nga automjeti dhe humbi jetën në vend. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Athinës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.