Delvina s’gjen qetësi! Tjetër vatër zjarri pranë banesave, banorët në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2025, 11:21

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Rusan të Delvinës, vetëm pak metra larg banesave në lagjen Kasapaj, duke vënë në alarm qindra banorë që po përjetojnë orë tmerri.

Banorët thonë se zjarri po u afrohet çdo minutë e më shumë shtëpive, ndërsa askush nga shteti nuk ka shkuar në ndihmë. Sipas tyre për momentin nuk ka as zjarrfikës, as helikopterë, as avionë edhe pse gjendja është alarmante dhe flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara.

Nuk ka asgjë! Po digjemi! Jemi të braktisur. Ku janë shteti, emergjencat, avionët? Zjarri po ju afrohet banesave. Kërkojmë ndihmë, jemi në hall. Nuk ka as helikoptera, asgjë. ”, shprehen banorët për JOQ.

Era dhe terreni i thyer po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen tokësore. Banorët i bëjnë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të ndërhyjnë menjëherë me helikopterë apo avionë, përpara se të ndodhë tragjedia e radhës.

Gjatë natës së kaluar, Delvina përjetoi një natë ferri: qindra hektarë tokë janë djegur, shumë banorë janë evakuuar, ndërsa spitali u zhvendos përkohësisht në Kinoteatër për shkak të tymit të dendur. Të paktën 10 persona janë asfiksuar, mes tyre edhe efektivë të policisë, të cilët morën ndihmë mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit