Pas thirrjes publike, Serxho i kthen vajzës borxhin prej 400 eurosh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.08.2025, 08:46

Pas publikimit të rastit në Joq Albania, djali i quajtur Serxho S. ka reaguar duke konfirmuar se i ka kthyer shumën prej 400 eurosh që i kishte marrë më parë. Në mesazhin e tij, ai shkruan: “Përshëndetje! Tani unë fola me vajzën. I rregullova gjërat, leket ja dhashë.”

Ky reagim vjen pas një periudhe pritjeje dhe paralajmërimesh për ndjekje ligjore nga ana e qytetares. Serxho pranon se ka vonuar kthimin e parave, por tani ka përmbushur detyrimin dhe ka zgjidhur situatën. Pas këtij reagimi, duket se çështja është mbyllur pa nevojën e ndërhyrjes ligjore, ndërsa rasti shërben si një kujtesë për rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit në marrëdhëniet ndërpersonale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit