“Terrori i përnatshëm, fishekzjarrët në mesnatë po na tmerrojnë fëmijët”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.08.2025, 00:54

Fenomeni i hedhjes së fishekzjarreve në mesnatë vijon të shqetësojë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, duke u kthyer në një problem të përditshëm. Për disa, kjo është një mënyrë “argëtuese” për të festuar ditëlindje apo evente, por për të tjerë është një burim i madh stresi dhe shqetësimi.

Së fundmi, një qytetare nga zona e ish-klubit Partizani, pranë kompleksit Kontakt, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me këtë mesazh: “Tek kompleksi Kontakt, ish klubi Partizani. Terror i përnatshëm! Kjo ndodh çdo darkë në 00:00. Është e patolerueshme! Fëmijët zgjohen të tromaksur nga plasja e fishekzjarreve.”

Pamjet e siguruara tregojnë një grup të rinjsh që shpërthejnë fishekzjarrë pa marrë parasysh orarin apo shqetësimin që i shkaktojnë fqinjëve. Në lagje jetojnë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të cilët e vuajnë më shumë këtë “festë” të zhurmshme.

Ky nuk është një rast i izoluar, por një praktikë që po përhapet çdo ditë e më shumë, ndërsa mungesa e ndërhyrjes nga autoritetet e ka bërë situatën të dalë jashtë kontrollit.

Banorët kërkojnë respektimin e qetësisë publike dhe ndalimin e këtij fenomeni, duke apeluar për mënyra më të civilizuara festimi, që nuk cenojnë gjumin dhe mirëqenien në komunitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit