“Mirësia s’ka moshë”/ E mitura i ktheu portofolin e humbur, i riu dëshiron ta falenderojë publikisht

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2025, 23:22

Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një histori të veçantë dhe për të falënderuar publikisht një vajzë të mitur, e cila tregoi se mirësia nuk ka moshë.

Ai rrëfen se mbrëmjen e djeshme humbi portofolin dhe, pas shumë përpjekjesh për ta gjetur, papritur mori një njoftim në Instagram nga një person i panjohur. Fillimisht ngurroi ta pranonte, por vendosi t’i jepte një shans. Pas një mesazhi dhe një telefonate, në anën tjetër ishte një vajzë rreth 14-15 vjeçe, e cila e njoftoi se portofoli ishte tek ajo dhe se nuk kishte dashur ta dorëzonte në polici nga frika se aty mund të merreshin paratë brenda.

I riu u nis menjëherë drejt vendit ku ndodheshin fëmijët dhe, sapo mbërriti, ata e njohën dhe u angazhuan të gjithë për t’ia kthyer portofolin. “Vajza që e kishte gjetur, më tregoi se mirësia nuk ka moshë. Jam thellësisht mirënjohës dhe uroj që të gjithë të marrin pak nga kultura e asaj familjeje. Mirësia nuk matet me moshë, ajo matet me zemër”, – shprehet ai.

Një histori e thjeshtë, por që mbush me shpresë, duke treguar se ende ka njerëz zemërmirë që e bëjnë botën më të mirë.

Mesazhi i plotë:

“Përshëndetje JOQ! Dua të ndaj me ju një histori shumë të veçantë. Mbrëmë, në orët e mbrëmjes, humba portofolin. Pas shumë përpjekjesh për ta gjetur, papritur mora një njoftim në Instagram nga dikush që nuk e njihja. Fillimisht nuk e pranova, por diçka më tha të mos humb shpresën dhe ta hap.

Sapo e pranova, mora një mesazh dhe më pas një telefonatë. Në anën tjetër të linjës ishte një vajzë me një edukatë dhe kulturë që më la pa fjalë. Ajo më tregoi se portofoli ishte tek ata dhe se nuk donin ta dorëzonin në polici nga frika se aty mund të merreshin paratë që kishte brenda.

U nisa menjëherë. Sapo parkova makinën, fëmijët e vegjël më njohën dhe u angazhuan të gjithë për ta kthyer portofolin. Vajza që e kishte gjetur, vetëm 14-15 vjeçe, më tregoi se mirësia nuk ka moshë. Jam thellësisht mirënjohës dhe uroj që të gjithë të marrin pak nga kultura e asaj familjeje.

‘Uau… sa shumë njerëz zemërmirë ka!’ ❤ – ky ishte një postim i vajzës pasi më ktheu portofolin.

Mirësia nuk matet me moshë, ajo matet me zemër. ❤

Shënim: Vajza e përdorur në foton e parë është imazh i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale dhe është përdorur për qëllim ilustrues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit