Vazhdon ardhja e mërgimtarëve, kjo është situata me kolona në pikat kufitare të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.08.2025, 22:36

Qendra kombëtare për menaxhim të kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit.

Sipas këtyre të dhënave, situata në pikat kufitare të Kosovës është e qetë.

Të Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë zgjasin 3 deri 5 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet zgjasin deri 20 minuta dhe kolona e automjeteve është rreth 100 metra.

Në pikat tjera qytetarët po presin 3 deri në 5 minuta për të hyrë apo dalë nga Kosova.

Përditësimi i fundit është bërë në ora 21:03 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit