Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Delvinës, duke shkaktuar panik tek banorët. Flakët janë afruar shumë pranë depozitës së gazit, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun e një shpërthimi katastrofik.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, duke denoncuar mungesën e reagimit deri tani. “Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht, do të shkrumbohemi të gjithë,” thonë ata, duke lutur mediat dhe shtetin që të veprojnë pa vonesë.
Situata mbetet kritike dhe zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje ndodhen disa zjarrfikëse, por ende nuk ka një kontroll efektiv të flakëve. Apeli për ndihmë dhe ndërhyrje të shpejtë është i madh.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, në Delvinë ka rënë zjarr i madh dhe shteti nuk po ndërhyn fare. Flakët janë afruar shumë pranë depozitës së gazit dhe rrezikojmë të shpërthejë. Nëse ndodh, do shkrumbohemi të gjithë. Ju lutem bëjeni publike sa më shpejt!"