Zbulime të reja: Njerëzit janë rikthyer për të jetuar në Pompein e shkatërruar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2025, 20:51

Kërkimet më të fundit arkeologjike kanë konfirmuar se pas shpërthimit të fuqishëm të malit Vezuv në vitin 79 pas erës sonë, disa prej të mbijetuarve janë rikthyer për të jetuar në gërmadhat e Pompeit. Sipas arkeologëve, këta njerëz ndoshta të paaftë për të nisur jetën diku tjetër –u bashkuan me të tjerë që kërkonin një vendbanim, duke krijuar një komunitet informal në rrënojat e qytetit të dikurshëm romak.

Studiuesit besojnë se kjo formë e ribanimimit zgjati deri në shekullin V. Banorët e rinj jetonin në katet e sipërme të shtëpive të dëmtuara, mbi shtresat e hirit, ndërsa pjesët e poshtme i përdornin si qilarë apo magazina. Ndërkohë që qyteti nuk kishte më infrastrukturën dhe shërbimet e një qyteti romak, ai vijoi të ofronte mundësi për të gjetur objekte me vlerë mes rrënojave të ruajtura.

Drejtori i sitit arkeologjik, Gabriel Zuchtriegel, thotë se historia e shkatërrimit të Pompeit "ka monopolizuar kujtesën", duke bërë që gjurmët e jetës pas katastrofës të neglizhohen apo edhe të zhduken gjatë gërmimeve të mëparshme. Sot, Pompei është një nga atraksionet më të famshme turistike në botë, duke ofruar një pasqyrë të rrallë mbi jetën romake, por këto zbulime të reja shtojnë një kapitull të panjohur më parë në historinë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit