Fshati Hormovë rrezikohet nga zjarret, banorët: Zjarrfikësit erdhën bënë sehir

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2025, 19:53

Fshati Hormovë në Tepelenë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale. Banorët raportojnë se zjarri ka shkuar nga drejtimi i fshatrave Kodër dhe Lekël, duke përparuar me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në zonë.

Sipas dëshmive nga terreni, disa banesa janë përfshirë nga flakët dhe banorët janë në rrezik, pasi rrugët po bllokohen dhe nuk po merren masa të mjaftueshme për evakuimin apo shuarjen e zjarrit. Ata denoncojnë se zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë vepruar me efektivitet, duke mbetur pasivë përballë përmasave të situatës.

“Po digjet fshati Hormovë. Asnjë masë nga shtëpitë. Po digjen shtëpitë. Duam ndihmë. Po bllokohen banorët. Erdhën zjarrfikësit dhe po bënin sehir. Zjarri ka ardhur nga fshati Kodër dhe Lekël. Ju lutem na ndihmoni. Po fryn shumë erë. Duhet patjetër helikopter për ta fikur”, shkruan qytetari për JOQ.

Banorët bëjnë thirrje për ndihmë të menjëhershme nga autoritetet qendrore, duke theksuar se është urgjentisht i nevojshëm një helikopter për shuarjen e zjarrit nga ajri. Në mungesë të ndërhyrjes së specializuar, rrezikohet të digjet i gjithë fshati dhe pasojat të jenë të pariparueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit