Rrezikohet katastrofa, zjarri i afrohet puseve të naftës në Delvinë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2025, 19:33

Një situatë alarmante po zhvillohet në Delvinë, ku flakët i janë afruar shumë puseve të naftës, duke rrezikuar një katastrofë me pasoja të papara për mjedisin dhe sigurinë publike.

Forca të shumta zjarrfikëse, ushtarë dhe një helikopter janë në drejtim të vendit të ngjarjes për të ndërhyrë dhe hedhur ujë nga ajri, në përpjekje për të kontrolluar zjarret dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt puseve.

Situata e zjarreve vazhdon të jetë kritike në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Gramshin, Poliçanin, Tepelenën dhe Tropojën, ku autoritetet po punojnë intensivisht për menaxhimin e emergjencave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit