Shpërthejnë dy bomba të Luftës së II Botërore në Tepelenë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2025, 19:17

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së martës fshatin Lekeël të Tepelenës, ku flakët kanë përfshirë hektarë pyje dhe toka të mbjella nga banorët. Për shkak të zjarrit, në zonë janë shpërthyer dy bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, duke rritur rrezikun dhe panikun tek banorët.

Si pasojë e flakëve janë djegur 5 stane dhe disa banesa, ndërsa banorët kanë bërë apel për ndihmë dhe shtimin e forcave zjarrfikëse për të përballuar situatën.

Gjithashtu, zjarri ka shkrumbuar kishën ortodokse “Shën Ilia”, monument kulture i shekullit të 19-të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit