Digjet kisha shekullore ortodokse në Tepelenë, zjarri te “Syri i Kaltër” del në rrugë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2025, 19:24

Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e së martës në fshatin Lekeël të Tepelenës, duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe toka të mbjella nga banorët. Flakët kanë përfshirë edhe kishën ortodokse “Shën Ilia”, një monument kulture i kategorisë II, i ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Thanas Vaja, ish sekretari i Ali Pashë Tepelenës.

Përveç dëmeve në pyje dhe kulturat bujqësore, zjarri ka shkaktuar shkatërrimin e disa banesave, tre staneve dhe tri viçave. Situatën e ka vështirësuar edhe shpërthimi i dy bombave të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, që kanë shpërthyer si pasojë e flakëve.

Pamjet nga zona tregojnë situatën alarmante, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë urgjente dhe shtimin e forcave zjarrfikëse në terren për të parandaluar përhapjen më të madhe të zjarrit dhe për të shpëtuar pronat dhe monumentet historike të zonës.

Flakët po ashtu kanë djegur mbi 10 hektarë kullota dhe që nga mbrëmja e djeshme kanë përpirë pesë stane. Terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa operacionet nga ajri nisën me vonesë. Aktualisht, rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikës nga Gjirokastra, Tepelena dhe Libohova po luftojnë me vatrat e zjarrit. Situata është alarmante edhe në zonën turistike të “Syrit të Kaltër”, ku flakët janë afruar në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit