Ndërkohë që gjatë ndërrimit të viteve u bë shumë bujë për inaugurimin e Unazës së Madhe në Tiranë, banorët e zonës së Shkozës denoncojnë zvarritjen e punimeve në segmentin e njohur si Loti 4. Pavarësisht premtimeve dhe afateve të përcaktuara, kantieri vazhdon të jetë aktiv, por pa ritmin dhe seriozitetin e duhur.
![]()
Banorët shprehen se nuk kanë parë ndonjë supervizor apo përfaqësues të institucioneve që të kontrollojë ecurinë e punës, ndërsa kompania zbatuese e ka marrë projektin me shumë nge. Sipas banorëve po afron shtatori dhe shirat do të nisin, por me këtë ritëm është e pamundur që punimet të përfundojnë brenda vitit.
![]()
Përveç vonesave, shqetësime ka edhe për cilësinë e punimeve. Sipas banorëve, në disa segmente nuk është respektuar standardi minimal i ndërtimit, pasi asfaltit nuk i është vendosur as shtresa bazë me çakëll. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, përndryshe paralajmërojnë ndjekje të rrugëve ligjore, deri në kallëzim në SPAK.
![]()
"Përshëndetje JOQ. Për Vit të Ri, Kryeministri u mburr me inaugurimin e Unazës së Madhe, po punimet këtu në Shkozë te Loti 4 ende s’i kanë mbaruar. Nuk di a ka ndonjë drejtor transporti a ndonjë supervizor që i kontrollon këto të firmës, se shumë e kanë zvarritur punën. Po vjen shtatori e po fillojnë shirat, e këta e kanë marrë me shumë nge. Me këtë ritëm, as deri në fund të vitit nuk e mbarojnë. E për mos me fol për cilësi, ku kanë hedhur asfaltin, as 2 gishta çakëll s’i kanë vënë poshtë. Publikoje të lutem pa nxjerrë emrin, të ndërhyjë ndonjë nga shteti e t’i japë zgjidhje, se ndryshe veç t’i dërgojmë në SPAK u bë puna", shkruan qytetari për JOQ.