80-vjeçari humbi jetën nga flakët, nusja rrëfen momentet tragjike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2025, 18:35

Një zjarr shkatërrues përfshiu fshatin Kullollas në Gramsh, ku si pasojë humbi jetën një 80-vjeçar, i cili ndezi zjarrin në kopshtin e banesës së tij. Nusja e djalit të tij, e cila ishte e pranishme në momentet kur u përhapën flakët, u transportua në spital me simptoma të asfiksisë së lehtë. Ajo tregoi se lajmërimi për zjarrin erdhi nga vajza e saj, ndërsa përpiqej të ndihmonte për fikjen e zjarrit pa sukses.

Në përpjekje për të ndërhyrë, nusja thotë se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen, por flakët u përhapën shumë shpejt dhe pamundësuan çdo mundësi për të kontrolluar situatën. Ajo përshkroi momentet e vështira kur nuk mund të shihte asgjë për shkak të tymit dhe kur u përpoq të merrte ujë për të ndihmuar, por fatkeqësisht 80-vjeçari nuk iu përgjigj më.

“Nuk e shova dot zjarrin. Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markush me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, shprehet ajo me lot në sy.

Ngjarja la pas pasoja të rënda për familjen dhe komunitetin, ndërsa banorët e zonës vijojnë të evakuohen dhe të marrin ndihmën e nevojshme. Nusja e djalit, e prekur nga humbja dhe tronditja, mbetet në kujdesin mjekësor ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet mbi shkakun dhe pasojat e këtij zjarri fatal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit