Ky është Edisoni, autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçareje në Shkodër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2025, 17:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Muriqan–Shkodër, në afërsi të fshatit Zues, ku një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se 34-vjeçari Edison Probatistaj, personi që shihni në foto, ka qëlluar me armë ndaj Erisa Isufajt, për motive ende të paqarta, por që paraprakisht mendohet të jenë të dobëta.

E plagosura u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen kontrolle për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit