Nga inati me komshiun, i moshuari i vuri zjarrin parcelës dhe humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2025, 17:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi zjarrin shkatërrues që përfshiu fshatin Kullollas në Gramsh, ku si pasojë humbi jetën një 80-vjeçar, autor i vetë zjarrvënies.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri mes të moshuarit dhe fqinjit të tij. Nga inati i akumuluar, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së komshiut, por situata doli jashtë kontrollit. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe erës së fortë, duke djegur thuajse të gjithë fshatin.

Për fat të keq, autori i zjarrvënies u asfiksua nga tymi dhe humbi jetën, ndërsa pasojat janë tepër të rënda për zonën.

Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ndërkohë që kërkon banorët të bashkëpunojnë me autoritetet.

Nga ana tjetër në Shemberdhenjë, flakët kanë shkrumbuar tërësisht teqen, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin lokal. Dyshohet se një person mund të ketë mbetur i bllokuar brenda ndërtesës, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për fatin e tij.

Ndërkohë 8 persona janë dërguar në Spitalin e Gramshit dhe Tiranës si pasojë e intoksikimit nga tymi por edhe djegieve të shkaktuara nga flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit