Veton Canolli, 24 vjeç nga Kosova, ka humbur çdo kontakt me familjen prej 10 ditësh. Sipas informacioneve, ai ka punuar në ndërtim në zonën e Seven Kings, Londër. Prej ditës që nuk është paraqitur në punë, nuk ka pasur asnjë komunikim me familjarët apo miqtë e tij, duke shtuar shqetësimet për gjendjen dhe vendndodhjen e tij.
Familjarët i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë Ambasadën e Kosovës në numrin e telefonit 07522199662 Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.
Apeli drejtohet veçanërisht komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, punëtorëve të ndërtimit dhe banorëve të zonës së Seven Kings, që mund të kenë parë ose dëgjuar diçka. Solidariteti dhe reagimi i shpejtë janë thelbësorë në raste të tilla, për të siguruar që Veton Canolli të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.