Hysenbelliu-punonjësve të News 24 që s’u ka dhënë rrogën: Mos u dorëzoni! Misioni vazhdon

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.08.2025, 16:00

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka reaguar ashpër pas vendimit për të nxjerrë jashtë nga godina shtetërore televizonin News24 dhe mediat e tjera të grupit të tij, ku kanë operuar prej vitesh

Ai u ka bërë thirrje punonjësve të mos dorëzohen pavarësisht se prej muajsh nuk u ka dhënë rrogat dhe ka theksuar se televizioni nuk do të ndalojë transmetimin.

Hysenbelliu i bën thirrje stafit të tij të qëndrojnë krenarë pasi misioni vazhdon.

“Ju drejtohem të gjithë punonjësve të News24 dhe grupit mediatik ‘Panorama’: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit