Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, përveç situatës alarmante në Gramsh, flakët kanë dal nga kontrolli edhe në fshatrat Spanesh dhe Kazie.
Flakët po avancojnë në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar jo vetëm pyjet dhe kullotat, por edhe banesat dhe banorët.
Ekipet e emergjencës, së bashku me Forcat e Armatosura, janë në terren dhe po punojnë për evakuimin e banorëve.
Terreni i vështirë malor dhe era e fortë po e komplikojnë ndërhyrjen, ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore.
Autoritetet i bëjnë apel banorëve që të ndjekin udhëzimet e ekipeve të shpëtimit dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikut.
Situata mbetet kritike në disa zona të vendit.