Qytetari denoncon “Argjendari Nardin” në Berat: Më solli unazë pa lustrim, me gërvishtje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2025, 16:02

Një qytetar ka denoncuar publikisht një rast mashtrimi dhe mospërgjegjësie nga argjendari Nardi Gjoka, me biznes në qytetin e Beratit. Sipas denoncimit, qytetari kishte bërë porosi për një unazë, por produkti që mori ishte me cilësi shumë të dobët, pa lucidim, me gërvishtje dhe krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë ka kërkuar.

Për gati një vit, qytetari ka komunikuar me zotin Gjoka dhe me të bijën për të kërkuar zgjidhje, por është përballur vetëm me premtime boshe dhe shmangie. Në përpjekje për të zgjidhur çështjen, ai dërgoi një familjar në Berat, ku vetë z. Nardi pranoi që punimi ishte i keq dhe i papërfunduar siç duhet, por sërish nuk ofroi as ndërrim, as rimbursim.

Ajo që ka shkaktuar më shumë indinjatë është justifikimi i dhënë nga argjendari. Qytetari apelon për kujdes ndaj porosive online dhe i bën thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë për raste të tilla të mospërgjegjësisë dhe abuzimit me besimin e klientëve.

Denoncimi i qytetarit:

Dëshiroj të denoncoj një rast mashtrimi, mospërgjegjësie që më ka ndodhur personalisht. Bëhet fjalë për argjendarin Nardi Gjoka në qytetin e Beratit. Tek zotëria bëra porosi për një unazë, por punimi që mora ishte me cilësi shumë të ulët, pa lustrim dhe aspak profesional. Kam komunikuar disa herë si me zotërinë, ashtu edhe me të bijën e tij, por për fat të keq nuk mora asnjë zgjidhje – vetëm premtime dhe shmangie. Për të zgjidhur situatën, dërgova një familjar në Berat, sepse gënjeshtrat dhe zvarritjet kishin kaluar çdo kufi – kishte kaluar pothuajse një vit dhe unaza as nuk ishte riparuar, as nuk ishte ndërruar, siç ishim dakorduar më herët. Kur kushëriri im mbërriti atje, zotëria pranoi që punimi ishte bërë keq dhe që nuk ishte lëmuar fare. Kujdes kur bëni porosi online, pasi nuk mban përgjegjësi asnjë, po nuk nxjerr në pah personin, se mbrohej se kishte bërë fushatën për Ardit Bidon e i "kishte krahët e ngrohta"

Unaza e kerkuar nga klienti:

Unaza e punuar nga Argjendari Nardi Gjoka:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit