Zjarri përfshin Parkun Natyror të Munellës në Kukës, flakët favorizohen nga era

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.08.2025, 14:24

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës, në zonën administrative të Malziut, në Kukës, në vendin e njohur si Maja e Zezë. Flakët kanë kapluar një sipërfaqe të gjerë me pyje të pasura me gështenjë, dushk dhe ah, duke shkrumbuar disa hektarë të këtij territori me vlerë të jashtëzakonshme ekologjike.

Përhapja e zjarrit është përshpejtuar nga era e fortë dhe terreni i thepisur, çka ka vështirësuar ndjeshëm operacionet e shuarjes nga toka. Autoritetet lokale njoftojnë se dëmet janë të konsiderueshme dhe paralajmërojnë se në ditët në vijim do të bëhet një vlerësim më i detajuar i pasojave në mjedis.

Në këto kushte të rrezikshme me temperatura të larta dhe thatësirë të madhe, institucionet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo forme zjarrvënieje, qoftë e qëllimshme apo nga pakujdesia.

Parku Natyror i Munellës njihet si një nga zonat më të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore në vend, ndaj çdo dëmtim i këtij ekosistemi përbën një humbje të rëndë për mjedisin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit