Situata me zjarret në Gramsh ka marrë përmasa alarmante, teksa flakët kanë përfshirë një zonë të gjerë, duke kërcënuar seriozisht banorët dhe pasuritë e tyre.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, për shkak edhe të kushteve atmosferike, duke vështirësuar ndjeshëm punën e forcave zjarrfikëse dhe emergjencave.
Ekipet që u nisën për të evakuuar banorët kanë mbetur të bllokuara në terren, përballë flakëve që nuk japin shenja të zbutjes. Situata ka krijuar panik dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e shpejtë.
Në Skënderbegas, një nga fshatrat më të rrezikuar, po përgatitet evakuimi i plotë i banorëve. Megjithatë, shumë prej tyre refuzojnë të largohen, duke u përballur me dhimbjen dhe lotët për shtëpitë dhe pronat që po shkrumbohen nga zjarri, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje urgjente banorëve të largohen.