Një autobus i linjës së Saukut ka shkaktuar kaos, trafik dhe panik te pasagjerët pasi ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në rrethrrotullim.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, autobusi mund të shihet mbi rrethrrotullim duke shkaktuar trafik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Pasagjerët dhe dëshmitarët e kësaj ngjarje thonë përveç rrezikut, autobusi ka shkaktuar edhe kaos dhe vonesa në këto temperatura të larta.
Për momentin, asnjë efektiv i Policisë Rrugore nuk është paraqitur në vendngjarje për t'i dhënë një zgjidhje kësaj situate.