Pavarësisht se ndodhet pas hekurave, ish-kryebashkiaku famoz i Kukësit Safet Gjici vijon të sigurojë kontrata të majme nga fondet publike dhe duket se kompromisi ia ka vlejtur.
Sipas të dhënave zyrtare, përmes kompanisë së tij "Kevin" me emrin e të birit që e ka kaluar në emër të të vëllait Lavdrimit është shpallur me 29 Korrik fitues i një tenderi me vlerë rreth 1 miliard lekë për projektin “Rikonstruksion i disa pavioneve të Spitalit Berat”, të shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.
Ky është një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi mënyrën si zhvillohen tenderët publikë dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesve, sidomos kur bëhet fjalë për subjekte të lidhura me persona që po vuajnë dënime në burg.

JOQ raportoi pak javë më parë se Gjici fitoi një tjetër tender me vlerë mbi 2.3 MILIARD Lekë në të njëjtën datë po me 29 Korrik.
Këtë tender ish-kryebashkiaku qejfli i Kukësit e fitoi në bashkëpunim me Sadri Abazin dhe Ervin Tartarajn.
Pra në të njëjtën ditë Gjici ka fituar nga fondet publike 3.3 MILIARD Lekë teksa ndodhet pas hekurave.