“Mos fut lekë në tokë, ktheji në lingota”/ Përgjimet Çopja-Çela për milionat nga kokaina: Sa gropa hape?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2025, 12:29

Organizata kriminale shqiptare që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe të ketë qarkulluar miliona euro, të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas dosjes hetimore, grupi i strukturuar kriminal ka vepruar për një periudhë të gjatë në disa vende të Europës, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregun ndërkombëtar të kokainës. Franc Çopja, i njohur edhe me emrin Franc Gergely, ndodhet në paraburgim në Belgjikë dhe dyshohet se nga atje ka drejtuar rrjetin, duke pritur ngarkesat me kokainë nga Amerika Latine dhe duke menaxhuar shumat e mëdha të të ardhurave në para cash.

Sipas të dhënave të përfshira në hetim, Franc Çopja i transferonte shumat e parave në Shqipëri, ku ato merreshin në dorëzim nga bashkëpunëtori i tij, Ervis Çela. Të dy përfshiheshin drejtpërdrejt në komunikime për mënyrën e fshehjes dhe administrimit të shumave.

Në një nga komunikimet e zbuluara nga Dhjetori i vitit 2020, Ervis Çela i shkruan Franc Çopjas se kishte në pronësi 200 rrënjë ullinj dhe se planifikonte të hapte nga një gropë poshtë secilës prej tyre për të groposur paratë. Çopja, në anën tjetër, e këshillonte të mos i fshihte nën tokë, duke i sugjeruar që të investonte në lingota ari, pasi sipas tij paratë mund të dëmtoheshin.

Në dosjen e SPAK përfshihen gjithashtu fotografi të shumta të tufave me euro që anëtarët e grupit i shkëmbenin mes tyre si prova e transaksioneve.

Pjesë nga biseda e Ervis Çelës me Franc Çopja:

Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.

Franc Çopja: Aahaha...kthej flori. Mos fut lek n tokë. Më dëgjo mu...

Ervis Çela: S’ka flori...Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika...

Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky...Po mblidhi avash avash...Por mos fut lek n tok... Se t prishen..

Ervis Çela: E di që prishen lekët.

Në datë 13 Dhjetor 2020, në orën 21:07, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.

Ervis Çela: Marove tu bo gropa?

Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani...

Ervis Çela: Do ja kalosh lales?

Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll...Ahahaha...

Ervis Çela: Ahahaha...i bone 10?

Ardjan Çela: Lala ka më shumë...Po

Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen...Ahahaha...

Ardjan Çela: Flasim më vonë...

Më datë 14.12.2020, në orën 17:03 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro.

Më datë 2 Shkurt 2021 në orën 21:03, Ervis Çela komunikon me Franc Gergely (Çopja) të cilit i shkruan: “Nuk dijm ku me çu lekët”.

Ervis Çela i përgjigjet: Flori shok...Do t jap un kontakt..Do ti kthej të gjitha shqipri.

Franc Çopja: 20/30 kile çdo dit..Bani 1000 kile flori...

Ervis Çela: Po merr nja 200/300 kile për mu..

Franc Çopja: Ësht me 55 tani..Un vet kam arrit ke 100 kile deri tani...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit