“I qeshur dhe plot ëndrra”, gjimnazi “Janaq Kilica” bën dedikim prekës për 15-vjeçarin që vdiq në Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2025, 12:03

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin pasi një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë pas rreth një muaji në gjendje kome.

Flamur Hoxhaj ishte aksidentuar me motor dhe kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë, të cilat rezultuan fatale pavarësisht trajtimit intensiv nga mjekët.

Lajmi i vdekjes së të riut ka shkaktuar trishtim të thellë në shkollën ku ai studionte. Stafi i gjimnazit "Janaq Kilica” dhe bashkëmoshatarët e tij kanë reaguar me dhimbje, duke e përshkruar Flamurin si një djalë të sjellshëm, të zgjuar dhe të dashur për të gjithë.

Mesazhi i shkollës:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur, *Flamur Hoxhaj*. Një djalë i përkushtuar,i qeshur, i sjellshëm dhe plot ëndrra, Flamuri do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i mirë edukimi dhe vlerash njerëzore. Humbja e tij ka lënë boshllëk të madh në zemrat e shokëve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor.

Ngushëllime familjes Hoxhaj për këtë dhimbje të paimagjinueshme.

*Pusho në paqe, Flamur.*

*Do të të kujtojmë gjithmonë.*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit