Akt çnjerëzor, vogëlushit i djegin trupin me cigare

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.08.2025, 10:36

Në një nga ato histori që nuk do të donim kurrë t’i dëgjonim, por që fatkeqësisht ndodhin pranë nesh, një fëmijë i vogël nga komuniteti rom është bërë viktimë e një akti çnjerëzor.

Ai është djegur me cigare në disa pjesë të trupit nga një person ende i paidentifikuar, një krim i cili, përveç dhimbjes fizike, lë pas plagë të thella shoqërore.

Pamjet e publikuara janë të rënda dhe prekëse. Vogëlushi, rrëfen se një “djalë i madh dhe i shëndoshë” i ka shkaktuar plagët e dukshme. Gjurmët e djegies, të freskëta dhe të dhimbshme, janë dëshmi e një dhune brutale që nuk kursen as më të pafajshmit.

Ky episod nuk është thjesht një ngjarje e izoluar. Ai është një thirrje e fortë për ndërgjegjen tonë kolektive, për faktin se fëmijët, mbeten të pambrojtur përballë dhunës dhe abuzimit.

Institucionet, të cilat kanë detyrimin ligjor dhe moral për t’i mbrojtur, duket se vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje, duke mos marrë masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla pasi kjo nuk është e para.

Kjo është një pasqyrë e errët e realitetit ku jeta dhe dinjiteti i fëmijëve rrezikohen çdo ditë, ndërsa institucionet flenë dhe përgjegjësit enden të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit