“Air Albania drejt falimentit”: Fluturime të anuluara, borxhe dhe punonjës pa paga e sigurime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2025, 11:23

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e disa ish-punonjësve të kompanisë ajrore Air Albania për shkelje të rënda të të drejtave të punës dhe trajtim çnjerëzor nga menaxhmenti. Sipas tyre kjo kompani, e reklamuar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama, nuk paguan rrogat mujore të punonjësve dhe sigurimet shoqërore, në kundërshtim të plotë me ligjet shqiptare.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, një punonjëse aktuale e Air Albania i është drejtuar redaksisë tonë për të raportuar situatën alarmante brenda kompanisë ajrore kombëtare, e cila ndodhet në një krizë të rëndë financiare. Sipas saj, Air Albania ka filluar të anulojë fluturimet dhe është në prag shpalljeje falimenti edhe pse biletat vazhdojnë të shiten pa asnjë paralajmërim për udhëtarët që nuk e dinë se çfarë ndodh me paratë e tyre dhe nuk marrin asnjë lloj rimbursimi në anulimet e fluturimeve.

Ajo thotë se punonjësit kanë paga të prapambetura dhe sigurimet shoqërore nuk janë paguar prej më shumë se një viti. Ata janë njoftuar të marrin leje vjetore të detyruar, ndërsa paqartësia për të ardhmen vetëm sa po rritet. Sipas saj, Air Albania aktualisht ka vetëm një avion funksional që operon linjën Tiranë–Stamboll. Dy avionët e tjerë janë jashtë funksionit: njëri ndodhet në Stamboll që prej shkurtit 2024 për shkak të një defekti teknik dhe tjetri është tërhequr nga kompania që e kishte dhënë me qira, për shkak të borxheve të papaguara.

Por jo vetëm kaq pasi kriza është edhe më e thellë. Vetëm pak muaj më parë, u bë një promovim i madh për zgjerimin e flotës dhe hapjen e linjave të reja, por avionët e marrë me qira nga kompanitë SkyUp (Ukrainë) dhe Fly2Sky (Bullgari) janë larguar për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve. Ndërkohë që vetë kompania është në procese gjyqësore ndërkombëtare për borxhe të papaguara ndaj partnerëve të saj, duke përfshirë Turkish Airlines, e cila raportohet se ka mbi 33 milionë dollarë të pambledhur nga Air Albania.

Punonjësja denoncuese i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos blejnë bileta të reja, pasi rrezikojnë të humbasin paratë, sidomos emigrantët që me mund e djersë kanë kursyer për të udhëtuar gjatë sezonit veror. Ajo kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet shtetërore për të hetuar menaxhimin financiar të kompanisë dhe për të siguruar të drejtat e punonjësve dhe qytetarëve.

Denoncimi i punonjëses:

"Pershendetje JOQ, jam nje punonjese e Air Albania. Air Albania po anullon fluturimet edhe po ben procedurat per te shpallur falimentin. Njerezve nuk u rimbursohen biletat,nderkohe qe biletat vazhdojne te shiten. Edhe ne si punonjes kemi rroga te prapambetura edhe 1 vit siguracione te papaguara. Ju bej thirrje te gjithe shqiptareve mos te presin bileta se kane per te humbur leket.

Momentalisht Air Albania ka 2 avjone ne floten e saj me numer regjistrimi: ZA-MMK- i cili ndodhet ne stamboll qe prej muajit shkurt te vitit 2024 dhe eshte inoperativ pasi ka probleme ne motorr. ZA-ASM- i cili operonte per Air Albania deri me date 6 gusht dhe momentalisht ndodhet ne stamboll pasi kompania qe i ka dhene avjonet me qera nepermjet turkish airlines ka kerkuar te terheqe mbrapsht avjonet per shkak te detyrime te medha te pagesave qe Air Albania nuk ka paguar. Me poshte ndodhen edhe foto te avjoneve nga flight radar.

Para 6 muajve me sakt me 19 shkurt, u be publicitet i madh neper media qe Air Albania shtoj floten ajrore me 2 avjone dhe hapi destinacione te reja. Mirepo 1 muaj pas hapjes se destinacioneve te reja, avjonin qe kishin mare me qera nga kompania ukrainase SkyUp, u largua pasi Air Albania nuk i pagoj parate edhe tani ndodhen ne proces gjyqsor. Me poshte keni foto te avjonit me targen perkate qe mund te verifikohet fare lehte ne flyradar.

Ndersa avjoni tjeter qe e mori nga kompania bullgare fly2sky eshte operativ per momentin dhe po operon vetem fluturimin e stambollit. Dhe pritet nga momenti ne moment qe edhe ai te largohet per shkak te detyrimeve te papaguara.

Nderkohe te gjitha fluturimet e tjera tani ne sezon vere ku njerezit udhetojne per pushime apo per te takuar familjare, jane anulluar te gjitha qe me dat 6 gusht. Dhe asnje informacion ndaj pasagjereve, asnje rimbursim biletash, asnje gje. Edhe ne qe jemi ketu ne pune po na vjen zor edhe turp me gjithe faktin qe kemi rroga te prapambetura dhe 1 vit siguracione te papaguara. Me poshte po te nis foton e avjonit tjeter qe po operon vetem stambollin

Gjithashtu disponoj edhe dokumentin nga e-albania te sigurimeve shoqerore te papaguara. Por kam frike se mos e verifikojne nga te dhenat aty edhe zbulohem. Ju lutem anonim se kemi frike per veten edhe familjen. Nese e mendoni te arsyshme ta shperndani qe shqiptaret te mos u prishen pushimet, apo te humbasin leket se i fitojne me gjak e djerse ne emigrim pasi Air Albania eshte ne shpallje falimenti. Ndoshta vendos dore shteti edhe per ne qe nuk na jane paguar rrogat pasi jemi familjare edhe me te mbajme familjen, ju lutem po keni mundesi, na ndihmoni, se vetem te ju i kemi shpresen sepse vetem ju keni ngelur zeri i vetem opozitar

Momentalisht, sapo na u komunikua te gjithe punonjesve te marim leje vjetore te detyruara. Kompania e avjoneve qe Air Albania ka mar me qera, ka terhequr avjonet dhe nuk e dim si do zgjidhet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit