Zjarret nuk kursejnë as Greqinë, ishujt turistik në flakë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.08.2025, 09:37

Vala ekstreme e të nxehtit që ka pushtuar rajonin ka prekur edhe Greqinë, dhjetëra vatra zjarri janë aktivizuar në të katër anët e vendit. Sipas raportimeve nga mediat greke, situata paraqitet veçanërisht kritike në ishujt turistik të Kefalonias e Zakynthos, si dhe në rajonet Fokida dhe Vonitsa, ku flakët po përparojnë me shpejtësi të frikshme.

Autoritetet kanë aktivizuar planin e emergjencës dhe, përmes mesazheve SMS të dërguara në telefonat e banorëve, i kanë paralajmëruar ata për rrezikun e lartë, duke u kërkuar të braktisin menjëherë zonat e prekura.

Në terren janë angazhuar dhjetëra ekipe zjarrfikësish, të mbështetur nga avionë dhe helikopterë të specializuar për shuarjen e flakëve nga ajri. Pamjet e shpërndara tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi zonat e prekura, ndërsa zjarret përpijnë sipërfaqe të tëra me pyje.

Era e fortë po e vështirëson ndjeshëm punën e forcave të ndërhyrjes, duke e bërë të pamundur vendosjen nën kontroll të vatrave më të mëdha.

Emergjencat Civile greke kanë paralajmëruar se rreziku do të mbetet shumë i lartë edhe gjatë ditës së sotme, për shkak të temperaturave ekstreme që në disa zona kalojnë 40°C, duke krijuar kushte ideale për përhapjen e shpejtë të flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit