Tension në rrugë, djali i nervozuar i përplas me forcë derën e makinës vajzës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2025, 01:21

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje verbale në rrugët e Durrësit, ku një djalë i nervozuar, i përplas me forcë derën e makinës një vajze.

Pamjet shfaqin një debat të tensionuar në gjuhën angleze, me tone të ngritura dhe gjeste agresive që tregojnë qartë nervozizmin mes tyre.

Ende nuk është e qartë nëse ata janë shqiptarë apo të huaj, por sipas personit që dërgoi videon, djali dukej si shqiptar. Pas përplasjes së derës, biseda vijon me tone nervoze, duke e ndezur edhe më shumë situatën.

Shkaqet e konfliktit mbeten të paqarta, por pamjet kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi marrëdhënien mes dy personave dhe arsyet e debatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit